Pas zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme.
Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare në orën 12:00, shkruan Euronews.al.
Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.
Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.
Pritet që më 9 shtator të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në këtë seancë të parë, do të betohen deputetët e rinj, si edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...