Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot (9 prill) në orën 10:00, seancën e radhës plenare, me një axhendë të ngarkuar çështjesh politike dhe legjislative.
Seanca pritet të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të vijojë me njoftime dhe diskutime parlamentare.
Në fokus të debatit do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Po ashtu, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetes Erisa Xhixho në një seancë pyetje–përgjigje.
Në planin legjislativ, deputetët do të shqyrtojnë ndryshime në ligjin për portet turistike, si dhe amendime në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ndërkohë, pritet debat edhe për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Njëri lidhet me kontrollin e investimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në infrastrukturë, ndërsa tjetri synon verifikimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me theks te siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave.
Në rend dite është përfshirë edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe diskutime për çështje jashtë axhendës.
Seanca zhvillohet në kuadër të kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 23 mars – 10 prill dhe pritet të shoqërohet me diskutime politike mbi çështjet më të ndjeshme të ditës./rtsh.al/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...