Të gjithë ata që duan të bëhen polic në Shqipëri, tash e tutje duhet të vërtetojnë që nuk janë nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK-u.
Kjo do të bëhet krahas një sërë vërtetimesh tjera nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm.
Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve, raporton euronews.al.
Shtimi i këtij filtri vjen në një kohë kur efektivë policie të niveleve të ndryshme kanë rezultuar të implikuar në veprimtari kriminale pas zbardhjes së komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SKY ECC nga SPAK.
Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK-ut Altin Dumani.
SPAK-u, aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar pjesëtarë apo ish-pjesëtar policie.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...