Personi në foto është 45-vjeçari Çajup Selimi, biznesmeni që u qëllua për vdekje me pistoletë në lagjen “15 shtatori” të qytetit të Tepelenës.
Rezulton që viktima të jetë pronar i një biznesi shumice, dhe në të shkuarën ka pasur konflikte për shkak të konkurrencës në tregti.
Pas plumbave të marrë në trup, Selimi u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Nuk dihet ende identiteti i autorit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Megjithatë vlejnë për t’u përmendur konfliktet që ka pasur viktima në të shkuarën.
Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Megjithatë mbetet e paqartë nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të ndodhur tri vite më parë.
Çajup Selimi rezulton biznesmen në fushën e tregtimit të miellit me pakicë. Në ekstraktin e QKB-së thuhet se Selimi tregtonte edhe materiale ndërtimi, dhe artikuj të ndryshëm.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Panorama/

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga