Dogana e Morinës është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë. Kalimi i kamionëve në skaner por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata.
Vetë kamionistët thonë për Top Channel se këto vonesa disa orëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.
Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj.
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull
I pandalshëm “pirati” Vedat Muriqi, realizon gol...