Kthehen maturantët në shkollë

10:44 | 18 Maj 2020
A Z

Pas rreth 12 javësh pezullim të procesit mësimor, maturantët janë rikthyer në shkollë për të vijuar me fazën përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore.

Nga vëzhgimi i kryer mëngjesin e sotëm nga A2 në disa prej gjimnazeve të qytetit të Durrësit vihet re kujdesi i shtuar i higjienës dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Ata mbeten skeptikë për kohën e shkurtër që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për provimet që përmbyllin ciklin katërvjeçar të arsimit të mesëm.

Drejtuesit e gjimnazeve pohojnë se mësimi online u ka dhënë mundësinë për të marrë njohuritë e duhura, ndërsa sa i takon masave mbrojtëse pohojnë se janë prioritet i këtyre ditëve që kanë mbetur për të frekuentuar ambientet e shkollave.

Shpërndaje në rrjete sociale