Kryesia e Llapit së bashku me kryetrajnerin kanë lëshuar shtëpitë për t’i strehuar pesë familje në nevojë.
Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin Tahir Batatina do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.
Ky është njoftimi i KF Llapit:
NJOFTIM ME RËNDËSI ?
Duke parë gjendjen emergjente të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, përveç që gjatë gjithë ditës së bashku me tifogrupin “Legjendat” grumbulluam sasi të madhe të ushqimit, veshmbathjeve dhe mjeteve higjenike, Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin Tahir Batatina, lirojnë 5 shtëpi për tu strehuar familjet të cilat kanë nevojë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Familja e madhe llapjane, Batatina që njihet mirë nga të gjithë për bamirësi e ndihmesa të shumta të nevojtarëve, hap përsëri zemrën dhe është në gjendje gadishmërie për çdo familje që ka nevojë dhe dëshiron të strehohet në shtëpitë e tyre.
Gjithmonë si klub, si kryesi dhe familje Batatina, do jemi në shërbim të atdheut e Kombit Shqipëtar sa herë që do të jetë nevoja.
Numri kontaktues për çdo informacion: 044 283 395
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...