Pesë persona të cilët kryenin teste të shpejta të COVID-19, pa qenë të licensuar, janë arrestuar në Durrës.
Në operacionin policor “Laboratori”, u arrestuan në flagrancë E. H., 34-vjeçe, banuese në Tiranë; E. A., 24-vjeç, banues në Tiranë; E. Ç., 29-vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24-vjeçe, banuese në Durrës; dhe A. P., 25-vjeçe, banuese në Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen 4, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse. /Telegrafi/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...