Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa tha se vetëm Rusia nuk e dëshiron paqen në rajon.
Silina theksoi se gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë do të diskutojnë edhe për emigracionin e paligjshëm.
“Do të kërkojmë dhe pretendojmë armëpushimin pa kushte 30 ditor. Për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Do të duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse kjo mund ta ndalë Rusinë.
E di që sot do të diskutojmë edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunim ekonomik një çështje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë e Letoninë.
Për rrjedhojë do ta përdorim këtë KPE si platformë të mirë për takimin e të gjithë udhëheqësve evropianë. Kemi 17 paketa sanksionesh për të cilat është rënë dakord“, deklaroi ajo për gazetarët.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...