Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, teksa ka ndjekur ndeshjen Real Madrid-Villareal në tribunën VIP.
Ndeshja është e vlefshme për javën e tetë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Në postimin në Facebook, kryeministri Rama shkruan se me Perez kanë diskutuar rreth akademisë së futbollit në vendin tonë.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll”, shkruan Rama.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...