Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 kabinetin qeveritar dhe deputetët e grupit parlamentar socialist.
Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Denada Shkodrani, mësohet se në mbledhjen që do të mbahet në Pallatin e Brigadave, krahas unifikimit të qëndrimit lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pas vendimit të Këshillit të Mandateve, i cili refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të deputetes, do të diskutohet edhe ecuria e qeverisë.
Socialistët pritet të ngrenë kartonët në seancën e 5 Marsit për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Gjithashtu, ministrat e kabinetit qeveritar do të paraqesin përpara kryeministrit dhe deputetëve një analizë të detajuar të fushave që mbulojnë. Në mbledhje do të diskutohet për koordinimin e zgjidhjes së problematikave, si dhe për ecurinë konkrete të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Kujtojmë se SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministres Belinda Balluku.
Tre ditë më parë, pas kërkesës së SPAK, u mblodh Këshilli për Mandatet dhe Imunitetit ku, pati përplasje mes maxhorancësn dhe opozitës në lidhje me këtë çështje. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se anëtarët e PS janë kundër kërkesës së SPAK duke vlerësuar se masa e pezullimit për Ballukun është e mjaftueshme.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi maxhorancën se po bëhet “mburojë politike” për zv.kryeministren. Sipas Bardhit, prokurorët e SPAK kanë konstatuar prova të reja penale për zv.kryeministren Belinda Balluku./rtsh
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...