Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke shpërndarë takimin e ish-deputetes Erisa Xhixho, me gratë e njësisë bashkiake nr 1 në Tiranë, shkruan ndër të tjerë se: Shqipëria ka nevojë për më shumë gra në politike dhe qeverisje, për ta kthyer në një vend ku të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre.
‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.’
Postimi i Erisa Xhixhos
Kënaqësi të isha me gratë e njësisë bashkiake nr.1 zona Ali Demit në vijim të proçesit të zgjedhjeve në LSI. Nga çdo bisedë me gratë dhe vajzat kupton sa shumë nevoja dhe probleme ka vendi ynë.
Përfshirja e grave dhe vajzave në organet vendimarrëse dhe përfaqësuese në parlamentin e ardhshëm mbetet angazhimi ynë kryesor.
Ne besojmë që vetëm nëpërmjet përfshirjes së grave dhe vajzave në jetën politike , sociale dhe ekonomike mund të zhvillojmë vendin dhe emancipojmë shoqërinë.
Plani jonë për fuqizimin ekonomik të gruas mbeshtet sipermarrjen e grave me politika favorizuese , bashkëpunim me sipërmarrjen private për të stimuluar me politika fisksle punësimin e sa më shumë grave në sektorin privat, gjithashtu dhe lehtesim për akses në kredidhënie.
Fuqizimi ekonomik i gruas nënkupton njëkohësisht zhvillimin e një shoqërie më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve sociale.
Unë besoj te forca e bashkimit të grave dhe vajzave në 25 Prill , për të ndërtuar sëbashku Shqipërinë e fëmijëve tanë.

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...