Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen për marrëdhëniet mes PD dhe LSI pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Përmes Facebook, ajo ka zgjedhur të reagojë ndaj deklaratave të Gazmend Bardhit, pak para mesnatës së të enjtes.
Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se LSI-së i ishte ofruar të futej në listë të përbashkët me PD dhe t’i ofroheshin 15 mandate të sigurta. Por sipas Bardhit, LSI ishte shprehur e bindur se do t’i fitonte e vetme 34 mandate.
Por Kryemadhi ka ‘shpërthyer’ përmes këtij reagimi?:
Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënu...
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...