Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë mes tyre edhe Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin, me të cilën ka diskutuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Me një shënim në “Facebook”, Kryemadhi theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë gra dhe vajza në politikë, që puna e tyre të përqendrohet në përmirësimin e vendit.
“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”- shkruan ajo./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit