Pas arrestimit të 56 vjeçarit Pëllumb Isufaj nga Drenova me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Ballsh, se është personi që qëlloi mbi policin e FNSH-së në protestën e Fierit ka reaguar kreu i Bashkisë Agron Kapllanaj.
Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë ndërsa përsa i përket veprimit që nëse mund të kishte qënë në këtë protestë ai karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshëm.
“Kjo nuk besohet”, ka thënë kryebashkiaku Kapllanaj në një lidhje telefonike. Ai ka shtuar se edhe nëse do ta kishin qëlluar 10 herë inspektorin Isufaj ai në herën e 10 do të kishte bërë vetëm pyetje personit se përse e qëllon duke nënkuptuar qetësinë dhe urtësinë e tij.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...