Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur të mos regjistroj Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të Sali Berishës në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit.
KQZ ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” vetëm me partitë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane.
Pas debateve mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe LSI-së, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se Komisioni ka vendosur të regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK me emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe partia udhëheqëse do të jetë LSI.
Celibashi sqaroi se simbolet e PD-së nuk mund të pranohen në këtë koalicion, sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.
KQZ ka bërë të ditur se ligjërisht njeh vetëm një parti me simbolet e PD-së dhe ajo drejtohet nga Lulzim Basha.
Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje./telegrafi/
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...