KQZ ka pranuar të hapë kutitë në Bashkinë e Lezhës, me kërkesë të Eduard Ndocajt dhe Partisë Konservatore Albania.
“Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi” deklaroi anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore është shprehur se në këto qendra janë konstatuar më shumë vota se sa votues.
“Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore.
Kërkesa e tij është pranuar nga përfaqësuesi i PS duke theksuar se konstatimi i mospërputhjeve të shifrave është i vërtet.
“Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën”, deklaroi përfaqësuesi i PS.
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...
Kallas: Trump t’i bëjë presion Rusisë, jo ndaj Ukrainës
IKShPK apel për kujdes gjatë Ramazanit: Ushqimi i balancuar ...
Pacolli publikon fotografi nga vendlindja: Mareci, aty ku ën...
Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve ...