Nesër pritet të vendoset në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri mbi fatin e dy deputetëve Aqif Rakipi të PDIU-së dhe Gledion Rehovicës së LSI-së.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, pasi sipas organit të akuzës ligjvënësit në fjalë janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.
Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali, raporton Shekulli.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student./shekulli
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...