Konsiderimi i tyre si tradhëtarë ditën e djeshme nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duket se nuk i ka shqetësuar 4 prej kandidatëve të listave të kësaj partie, për të shkuar në KQZ për marrjen e mandatit të deputetit.
Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ ka miratuar zëvendësimin e 4 mandateve të LSI-së në drejtim të kandidatëve nga lista shumëemërore e kësaj partie. Mandati i deputetit Endrit Barimllari i shkoi Edmond Rrushit, i 10 në listën e LSI-së në Tiranë. Po ashtu në kryeqytet, mandatin e deputetes së re Floida Kërpaçi e mori kandidati Ylli Shehu.,
Mandati i Përparim Spahiut në Dibër i kalo Aurora Mares, kurse në qarkun e Elbasanit, dorëzimi i mandatit të Edmond Haxhinastos i kalo Enver Roshit.
Mbetet për t’u parë se çfarë do tëbëjë kandidati Ralf Gjoni, po nga rradhët e LSI-së, i cili nuk e ka mohuar interesin për t’u bërë deputet.
Ndërkohë që partitë e vogla në Shqipëri duket se po tentojnë të kapin “momentin” e krijuar me dorëzimin e mandateve të opozitës, për të dalë në garën zgjedhore më të afërt, atë të zgjedhjeve të 30 qershorit të këtij viti. Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslian është regjistruar këtë të hënë në KQZ
Policia gjen dhjetëra tabela të automjeteve të humbura gjatë...
Sorensen shpreson për rezultate në dialog këtë vit: Duhet të...
Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni ...
Rubio: Aleancat me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi par...
Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...