Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka dalë më në fund pas tre orësh nga përfundimi i procesit të votimit, për të raportuar mbi numrin e votuesve në rang vendi gjatë kësaj të diele votimesh.
Zëdhënësja e KQZ-së është kujdesur që të justifikojë vonesën duke thënë se ka patur ngarkesë pune në dërgimin e kutive të votimit nga qendrat në vendet e numërimit.
“Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin duke përjashtuar 7 qendrat e votimit në Shkodër, ku nuk është zhvilluar votimi. Ka nisur procesi i dërgimit të kutive dhe na mirëkuptoni për shkak të vonesës së kësaj dalje, duke qenë se qëendrat e votimit kanë qenë të ngarkuara në punë”-tha Drilona Hoxha.
Më tutje ajo ka dhënë disa shifra, për të cilat gjithashtu është kujdesur të shtojë se janë shifra të ardhura nga qendrat e votimit.
Në total sipas KQZ-së kanë votuar 771 863 shqiptarë, ose thënë në përqindje 21.6% e shqiptarëve me të drejtë vote.
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...