Rreth 15 shtetas të huaj emigrantë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, janë ndaluar nga patrulla të Policisë Kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.
Emigrantët kanë kaluar kufirin, me synimin të mbërrijnë në rrugët nacionale, për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.
Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të Policisë Kufitare që monitorojnë kufirin.
15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi të gjithë këta shtetas nga Siria dhe Iraku kanë kërkuar azil në Shqipëri./Top Channel
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...