Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një person i dehur, pas një konflikti të çastit, ka goditur me thikë kamarierin e Fast-Food ku kishte shkuar për të ngrënë.
Sipas policisë, i plagosuri (22 vjeç) po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa është ndaluar agresori, i cili është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C. (66 vjeç), në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë. arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...