Autoritetet doganore shqiptare u njoftuan nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë. Ky version doli gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura nga prokurori i dosjes, Edvin Kondli, u shprehen burime të sigurta të Top Channel.
Në muajin janar atëherë, kur kontenieri me 20 tonë banane ndodhej në portin Livornos në Itali, autoritetet doganiere atje kanë hedhur dyshime për ngarkesën. Në këtë moment është njoftuar vendi pritës, që është Shqipëria, pavarësisht se rezulton se kontenieri ka vazhduar udhëtimin në Maltë për të përfunduar më tej në Portin e Durrësit.
Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt, atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.
Ky fakt i shtohet edhe njoftimit të marinës kolumbiane që nxorri një njoftim për kokainën e kapur në Durrës, sipas të cilës kapja e kontenierit ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të nisur në Kolumbi.
Të dy këto fakte përgënjeshtrojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të MInistrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që thanë se e gjithë merita për operacionin ishte e Hetimit Doganor dhe e Policisë Shqiptare. Madje Rama tha se kokaina “i kishte shpëtuar” porteve të Bashkimit Europian dhe ishte kapur në Shqipëri./TCH/
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Kuvendi diskuton Projektbuxhetin 2026, përfshihet edhe buxhe...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...
Seanca plenare për buxhetin 2026 nis në Kuvendin e Kosovës
Përkujtohet 37-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës