I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Prof.Asoc, Gazmend Koduzi, pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD, është shprehur se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.
“Unë nu besoj, që z.Rama ta humbiste këtë rast për të bërë shoë. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet socisale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po I humbasin shtëpitë, po rrezsikojnë jetët e tyre.
Kryeministri Rama su mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori.
Nuk u lajmërua. Dhe vaksinat janë product farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka patur këtë informacion. Të gjithë këto element, ne na bëjnë të dyshojmë që z. Rama e ka përdorur këtë moment, mënyrëa si e nxori nga xhepi si një magjistar, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga indinjata e thellë, nga ajo situarë që ishte krijuar. E ka për detyrë kryeiministri që të bëjë transparencë.”
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...