Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit është zgjedhur sot zv/ president i Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO, organi më i lartë vendimarrës i Organizatës Botërore për Turizmin.
Për herë të parë nga anëtarësimi në 1993, Shqipëria do të përfaqësohet në organet drejtuese të UNWTO, agjenci kjo e specializuar për turizmin. UNWTO përbëhet nga 148 shtete dhe sesioni zgjedhor i Komisionit për Europën është mbajtur ditën e sotme në Zagreb të Kroacisë.
Shtetet pjesëmarrëse në votim kanë uruar Shqipërinë për postin e zv.presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO. Ky pozicion i Klosit, vjen pas angazhimit intensiv të Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e turizmit shqiptar.
Kështu tashmë, përfaqësimi i Shqipërisë në organizatën Botërore të Turizmit, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e njohjes dhe prezantimit të Shqipërisë turistike në shumë vende të botës. Ministri Klosi do të drejtojë disa nga sesionet e takimeve ndërkombëtare për turizmin, që do të mbahen në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...