Policia shqiptae ka ftuar qytetarët, që të denoncojnë në numrin me ngjyrë të gjelbërt 0800 0 129 çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Numri me ngjyrë të gjelbërt, funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë.
”Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushjen me profesionalizëm e paanëshmëri të detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cënon mbarëvajtien e procesit zgjedhor.” –thuhet në njoftim e policisë shqiptare, shkruan Lapsi.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër