Kërkohej nga Interpol, arrestohet 57 vjeçari ‘i rrezikshëm’

15:00 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol “Roma”.

Mësohet se i arrestuari është Kapllan Goga, 57 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me vendim nr.1179/2002 SIEP, më datë 28.06.2016, e kanë dënuar me 8 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Nga ana jonë u bë arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi dhe materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian.

Shpërndaje në rrjete sociale