Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të diel në një lidhje live në rrjetin social, siç tha ai për të provokuar dialogun me studentët protestues dhe jo për t’u sjellë politikisht me lëvizje taktive.
Por ajo që bie në sy në fjalimin e kryeministrit, formuluar si një ftesë në adresë të studentëve, është momenti kur Rama është shprehur se kërkesat e studentëve edhe pse jo të gjitha të formuluara në mënyrë zyrtare, mund të zgjidhen nga qeveria fare kollaj.
Në këtë moment lind një pyetje e thjeshtë, atëherë përse kryeministri Edi Rama nuk ka rikonstruktuar në këto 5 vite qeverisje Qytet Studentin, atje ku mijëra të rinj janë të detyruar të jetojnë në kushte skandaloze?
Kësaj pyetje Rama nuk i është përgjigjur, ashtu si edhe nuk i përgjigjur në veprime konkrete kërkesave të studentëve që protestojnë prej thuajse një jave në Tiranë e kudo në Shqipëri.
Për të dhënë një përgjigje për kushtet skandaloze dhe mesjetare të jetësës në konviktet e Tiranës, shikoni më poshtë disa foto të publikuara nga Channel One.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit