Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”.
Kjo fjalë i referohet më së shumti marrëveshjes me Tiranën zyrtare për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut.
Studimi u prezantua të mërkurën në mëngjes nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.
Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e imigracionit, nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Gazetarëve (CNOG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), në qershor 2008.
Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi 4 511 tituj për migracionin (-34% krahasuar me 2023), me gazetën ”Avvenire” ende në krye (254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, mesatarisht 2,9 në ditë – me rënie 17%).
Nga viti 2013 deri në vitin 2024, korrelacioni ndërmjet numrit të ardhjeve nga deti dhe prodhimit të titujve të lajmeve mbi to mbetet i dobët duke sugjeruar që media e trajton temën në bazë të logjikave që tejkalojnë presioni aktual migrator.
Përdorimi i shprehjeve denigruese të tilla si ”qytetar jo i BE-së”, ”cigane” dhe ”nomad” u ulën nga 5% në 2014 në 1% në 2022 dhe 2024.
/ rtsh.al /
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...