Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme me anë të një videoje që u drejtohej qytetarëve ka folur edhe rreth një karantine të dytë.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë rregullat anti-covid, dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur lëvizjet, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të mund të ‘shpëtojmë’ nga një izolim i dytë.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë, me mund të vazhdueshëm me besim të palëkundur dhe me durim. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat. Kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër. Me çdo mënyrë dhe as mos dyshoni në vërtetësinë e fakteve zyrtare që qeveria mban përgjegjësi para jush. Mos bini pre e frikës që duan t’ju kallin në shpirt. Nga ata që ju duan mish për topin e tyre për pushtet. Do ta kalojmë këtë dimër të vështirë. Do ta kalojë edhe Shqipëria këtë të keqe. Dhe do ta heqim me forcën e karakterit tonë.” tha Rama./TCH
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...