Policia Kufitare pranë pikëkalimit të Kapshticës ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 31 pako me peshë 30 kg, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Në prangat e policisë ka përfunduar edhe poseduesi i lëndës, Aldo Neli, 29 vjeç nga Zallherri i Tiranës. Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në dalje të territorit të Shqipërisë, në automjetin tip “Audi A6” me targa AA 960 PN, të drejtuar nga 29-vjeçari. Droga ishte fshehur në një pjesë të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit.
Pas marrjes në pyetje të shtetasit të arrestuar, policia mësoi se droga kishte për destinacion qytetin e Selanikut në Greqi. Ai tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën e “trafikimit të lëndëve narkotike”.
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...