Detaje të reja zbulohen në lidhje me sekuestrimin e gati gjysëm milioni euro në portin e Durrësit.
Mësohet se pala italiane, përmes përfaqësuesve që ndodhen në vendin Shqopëri, ka kërkuar informacione nga vendi fqinj mbi lëvizjes e kamionit, ku ka qenë parkuar, ku është shkarkuar, mundësisht të kapura edhe në pamje filmike, apo përmes tabulatëve telefonikë.
Po ashtu, një gjë të tillë e ka bërë edhe prokuroria e rrethit gjyqësore Durrës, e cila i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me itinerarin e shoferit të kamionit, i cili u arrestua ditën e djeshme.
Kamioni ka qëndruar përgjatë 4 ditëve në territorin italian dhe për këtë do të pyetën edhe personat që janë përfshirë apo kanë dijeni për ngjarjen.
Shoferi i kamionit që u arrestua pas gjetjes së eurove, ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura.
Mjeti kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...