Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot një shofer taksie nga Durresi pasi ka rezultuar se punonte pa liçensë, dhe për t’i shpëtuar masës administrative, 50-vjeçari Ferdinant Hoxha, i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.
Sot rreth orës 10:45 në Rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mashkullorë” është ndaluar nga Patrulla e Policisë RrugoreGjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, shtetasi Ferdinant Hoxha, 50 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit është parë që shoferi nuk posedonte liçensë për taksi dhe për t’I shpëtuar përgjegjësisë ai i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./albeu/Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit