Në një operacion të quajtur “Multipower II” dhe që zgjati për gati 1 vit u sekuestrua një sasi rekord droge në Austri. Arrestimet u finalizuan më 4 janar të këtij viti, por të dhënat u publikuan një javë më vonë.
Përveç 180 kilogramë marihuanë të zbuluar në disa apartamente në qytetin Graz u gjet edhe një gjysmë kilogram kokainë dhe 400 gram drogë kimike, një armë gjahu me municione. Të gjitha u sekuestruan. Kokaina vinte nga Holanda. Marihuana trafikohej nga Shqipëria.
Vlera totale e drogës së sekuestruar arrinte në në 1.9 milion euro. Në pranga u vunë 14 persona, 3 nga të cilët ishin austriakë. Pjesa tjetër ishin gjermanë, serbë, shqiptarë, kosovarë dhe boshnjakë mes moshës 20 dhe 50 vjet.
“Ishte sekuestrimi më i madh i marihuanës në vitet e fundit” – tha për mediat Major Michael Lohnegger./Lapsi/
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje