Një 25-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si i dyshuar nga autoritetet italiane për trafikim të narkotikëve u arrestua sot në Durrës.
Rando Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali
“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”. Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...