Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se ka vjedhur mbi 12 milionë lekë përgjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, i njëjti rezultoi të jetë i dënuar më parë në Greqi, për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet rezultoi se i dyshuari ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi kanabisi.
Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari:
-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;
-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi