Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të shiste një armë zjarri pistoletë. Shtetasi, me inicialet P. B., ishte në “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se po përpiqej të realizonte një transaksion ilegal të armës.
Në bashkëpunim me të, është arrestuar edhe një 37-vjeçar, G. B., i cili dyshohet se do ta ndihmonte P. B. për shitjen e armës.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, ku shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Honda” me drejtues G. B. dhe pasagjer P.B.
Gjatë kontrollit, forcat e rendit zbuluan një pistoletë, një krehër me municion luftarak, dhe tre celularë. Po ashtu, u sekuestrua dhe automjeti me të cilin po udhëtonin të arrestuarit.
Operacioni i koduar “Fragranca” u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe u mbështet nga informacione të siguruara nga inteligjenca informative.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...