Forcat Operacionale RENEA kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të premte një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit ku janë arrestuar dy persona të njohur si ushtarë të Ervis Martinajt.
Dy të arrestuarit janë, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika të dytë të shpallur në kërkim pasi ndaj tyre ishte caktuar masa “Arrest me burg”, për veprat penale:
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal;
Grup i strukturuar kriminal;
Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Policia njoftoi se dy personat e lartpërmednur janë arrestuar në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë të braktisur, ku gjatë kontrollit, janë gjetur dhe skuestruar 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje. Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Në janar të këtij viti SPAK-u bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK-ut pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj SPAK-u kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente te makinat luksoze.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë