Dy të rinj të moshës 22 dhe 23 vjeç janë vënë në pranga në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi janë autorë të disa grabitjeve me dhunë. Pas një hetimi një mujor është arritur kapja e tyre si dhe sekuestrimi i një sasie të vogël heroine, në cilësinë e provës materiale.
Policia ka dale ne përfundimin se Ledio Çopa dhe Abdul Tusha, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç, te dy banues ne Durrës, ne bashkëpunim me njeri–tjetrin, kane kryer disa grabitje me dhune.
Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar dy te rinjve disa telefona celulare, një pistoletë lodër me te cilën kërcënonin njerëzit, një sasi te vogël te dyshuar si heroine, si dhe automjetin me te cilën qarkullonin. Mbi ta rendon akuza “grabitje me dhune ne bashkëpunim” si dhe “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”. /albeu.com/
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë