Kapen 6 shqiptarë, fajësohen për dy plaçkitje bankash

14:35 | 27 Shtator 2015
Gita

Pas hetimeve intensive, Policia Kantonale e Soloturnit ka identifikuar një bandë shumanëtarëshe që ishte marrë me plaçkitje bankash në regjion. Banda në fjalë, e përbërë nga gjashtë shqiptarë gjegjësisht pesë shtetas të Kosovës dhe 1 i Shqipërisë, kishte plaçkitur në regjionin e Oltenit më 22 maj të këtij viti bankën kantonale të Aargaut në Rothrist, shkruan aargauerzeitung.ch.

Vetëm dy ditë para kësaj, pjesëtarët e këtij grupi plaçkitësish kishin bërë të njëjtën gjë edhe në filialën e Bankës së kantonit Baselland ne Breitenbach (So). Në të dyja këto rastet ata kanë përvetësuar disa dhjetëra mijë franga dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pesë nga gjithsej gjashtë pjesëmarrësit e dy plaçkitjeve janë arrestuar që në muajin maj në regjionin e Oltenit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa i gjashti, pas delikteve të kryera, kishte ikur në Shqipëri. Por, përmes urdhëarrestit ndërkombëtar edhe ai është arrestuar dhe i është ekstraduar Zvicrës. Ndërsa nga i gjithë grupi, dy veta kanë pasur vendqëndrimin në Zvicër (në Kantonin Solothurn) dhe katër të tjerët jashtë Zvicrës.

Moshat e tyre sillen nga 27 dri në 36 vjeç. Që të gjithë kanë pranuar veprat e kryera. Ndërsa njërit nga të akuzuarit i ngarkohet edhe dy plaçkitje të kryera gjatë vitit 20’10 enë Bernë.

Shpërndaje në rrjete sociale