400 kg kokainë mësohet të jenë kapur në Lipjan të Kosovës nga një bashkëpunim mes policisë shqiptare, italiane dhe kosovare.
Ky kamion ishte nisur nga porti i Durrësit por nuk dihet se cilin vend e kishte për destinacion.
ABC ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovë. Sasia prej 400 kg kokainë ishte fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.
Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.
Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas konteineri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD.

Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...