Mijëra banorë të zonës së Kukësit janë izoluar dhe nuk kanë asnjë mundësi për të komunikuar me qytetin, e shkak për këtë është bërë rrëshqitja e një masivi shumë të madh inertesh nga mali, në rrugën që e lidh zonën me Kukësin.
Shembja ndodhi nga reshjet e forta të shiut që krijuan ortekun e baltës dhe gurëve.
“Pjesa e dytë, së cilës ne realisht po i përkushtohemi, është marrja e masave për zhbllokimin e kësaj rruge, e cila momentalisht është e bllokuar dhe ndoshta kjo situatë do të zgjasë edhe për pak kohë. Ne kemi dhënë menjëherë informacionin e duhur si shtab emergjencash në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile”, tha Mehmet Hilaj, ekspert.
Rruga e bllokuar është pjesë e rrugës së vjetër Kukës-Tiranë, e nëpërmjet saj banorët e zonës lidheshin me Rrugën e Kombit.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë