Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar në mënyrë të veçantë të gjithë myslimanët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “dje në Xhaminë e re të Dragostunjës, Librazhd, një simbol i vullnetit të mirë, realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jobesimtarëve, që së bashku kontribuan me besimin e madh, se një vepër e tillë bën mirë për të gjithë”.
Lexoni postimin e plotë:
Dje në Xhaminë e re të Dragostunjës, Librazhd, një simbol i vullnetit të mirë, realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jobesimtarëve, që së bashku kontribuan me besimin e madh, se një vepër e tillë bën mirë për të gjithë. Nuk është thjesht një xhami e rindërtuar në themelet e një xhamie të rrënuar që dikur ishte një vatër edhe arsimimi për njerëzit e zonës, por është edhe një xhami e pikturuar me shumë shije për të qenë një hapësirë ku kaligrafia e vjetër dhe fryma e re e kësaj drite besimi, bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Vend më kuptimplotë për t’u uruar gjithë besimtarëve muslimanë qoftë i mbarë ky muaj i madh i Ramazanit, nuk mund të kishte!
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...