Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbardhur edhe arsyet se nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të Bashkisë së Kavajës, duke e braktisur partnerin e koalicionit e duke e lënë PS-në të vetme në këtë proces.
Duke folur për median, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama është shprehur se LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Roshit në Kavajë e sot nuk ka se çfarë të bëjë atje.
Sipas tij, kandidatura është përzgjedhur pa konsultimin mes aleatëve.
“LSI nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në zgjedhjet e Kavajës sepse siç është proceduar në mënyrë të njëanshme dhe nuk jemi trajtuar si partner në këtë proces.
Që në zgjedhjet e fundit kemi qenë kundër dhe në këtë pikëpamje nuk bëhemi pjesë e PS-së dhe e konsiderojmë si çështje të kësaj partie”, është shprehur Rama.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...