Mes shumë reagimeve që ka sjellë deklarata e Presidentit maqedonas George Ivanov, ka qenë edhe ajo e avokatit Spartak Ngjela.
Përmes një statusi në Facebook, Ngjela thotë se Ivanov sot tregoi se u çmend. Sipas avokatit, albanizimi i Maqedonisë është i pashmangshëm.
Statusi i plotë:
Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.
Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.
Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.
Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.
Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç’ka qenë?
Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe?
Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhe, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII – të.
E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!… Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje