Ruzhdi Allkushi fermer prej më shumë se 20 vitesh në bashkinë e Finiqit në fshatin Vrion humbi përgjatë një ore në një zjarr masiv mëngjesin e sotëm 200 krerë dele dhe më shumë se 4000 lidhje (dengje) bari.
Stalla e deleve gjendej e distancuar nga banesa dhe zjarri u pikas kur nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje rreth orës 7 të mëngjesit arritën vetëm të izolojnë flakët aktive por gjithçka ishte djegur.
Vetë fermeri Allkushi nuk e mbështet versionin e një zjarri aksidental por e sheh këtë si një akt të qëllimshëm që ka autorë. Hetimet paraprake nuk kanë konfirmuar plotësisht mundësinë e një zjarri aksidental. Pritet që në vijim të vlerësohen edhe dyshimet e vetë fermerit./TCH
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...