Familja e tij po e kërkonin mbrëmjen e shkuar, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Por, shpresat u shuan në orën 2 të mëngjesit të sotëm, kur një druvar më pak se 50 vjeç u gjet i vdekur.
Dyshohet se u godit nga një trung peme që ishte duke prerë në kodrat e Pistoia në Via Vecchia di Campiglio në mes të zonave të Campiglio dhe Gello në Itali. Viktima është Nikolin Gjeka, 49-vjeç, me banim në Pistoia. Ishte gruaja e tij, ajo që dha alarmin duke lajmëruar policinë mbrëmjen e 30 prillit, duke kërkuar ndihmë.
Duke orientuar se ku mund të gjendej, policia gjeti rreth 3 km larg fshatit makinën e tij të parkuar me pajisjet brenda. Por për shkak të errësirës, kërkimi në pyll nuk ishte i mundur. Në agim të martën, ekipet e policisë ndoqën shtigjet nga ku mund të kishte shkuar dhe në një prej tyre gjetën trupin e tij nën një trung.
Pranë tij, sharrë elektrike me të cilin ai kishte rrëzuar pemën që e vrau, raporton Ora News. Policia po heton përgjegjësinë e pronarit të pyllit ku ndodhi aksidenti fatal. Trupi u transportua në morgun e Pistoia për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...