Një 56-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa familjarët akuzojnë Mjekët për neglizhencë.
I vëllai i 56-vjecares Ervehe Dedej, Albert Dedej thotë se, mjekët nuk e prekën me dorë motrën e tij, pasi ajo ishte bërë me baltë, pasi kishte rënë në një kanal.
“Mjekët nuk e prekën me dorë për 3 orë dhe nuk i afroheshin se ishte me baltë. Motra kishte rënë në një kanal në ‘Porto Romano’.
Kërkoj hetim për mjekët e urgjencës së Durrësit. Mjeku më tha se motrën se shpëtonte dot as Zoti. Nëna ime u lutej mjekëve që t’i shpëtonin vajzën”,- thotë i prekur vëllai i viktimës.
Ndëkohë sipas bluzave të bardha, 56-vjeçarja kishte pirë një sasi ilaçesh dhe ka ndërruar jetë.
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...