Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht të hënën në Greqi teksa ndodhej në punë. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Varit. Shqiptari, baba i dy fëmijëve ndodhej në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryheshin për vendosjen e fibrave optike.
Por teksa ndodhej në një gropë në tokë, është përplasur dhe shtypur nga një makineri. 54-vjeçari u nxor nga gropa pas një operacioni të zjarrfikësve, ku morën pjesë 10 zjarrfikës me 3 automjete dhe u dërgua pa ndjenja në spital, ku u konstatua i vdekur. Dy drejtuesit e makinerisë janë arrestuar nga policia./abcnews.al
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...