Ditët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të rasteve me Covid-19 në Shqipëri, që i kaloi edhe 900 të infektuarit ditorë.
Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku tha për Tv Klan se shtimi i rasteve pozitivë ishte i pritshëm pas festave të fundvitit.
“Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore”.
Artan Simaku tha se në Shqipëri nuk janë zbuluar variante të reja të Covid-19. “Deri tani nuk ka patur raste të dyshuara në Shqipëri. Situata monitorohet çdo ditë dhe jemi në alert të veçantë në lidhje me këto variante të reja ose mutacione”.
Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik sqaroi se numri i të infektuarve është i lidhur me mosrespktimin e masave nga qytetarët./Tv Klan/
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...